Dhjetë vjet nga vetërrëzimi i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës

Sot janë bërë 10 vjet prej kur Kuvendi i Kosovës mori vendim që të shpërndajë vetveten me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime

Koalicioni PDK-AKR ishte prishur me iniciativën e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, por jo edhe me pëlqimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit. Këta të dy, bashkë me liderin e LDK-së, Isa Mustafën, vendosën të shpërndahet edhe Kuvendi, pas takimeve me presidenten e atëhershme, Atifete Jahjagën.

Me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës mori vendim më 7 maj 2014 që të shpërndajë vetveten.

Me këtë vendim, Kuvendi vendosi që të çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 8 qershor 2014.

Mocioni ishte ngritur nga një grup prej 57 deputetëve, në bazë të marrëveshjes ndërmjet liderëve të PDK-së dhe LDK-së për shpërndarjen e Kuvendit.

Arsyetimin e kishte prezantuar deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, i cili kishte thënë se me këtë vendim, Kuvendi hap procedurat ligjore për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

Nisma e deputetëve ishte mbështetur më pas edhe nga grupet parlamentare të PDK-së, LDK-së, përderisa ata të AAK-së kanë prezantuar qëndrime të ndryshme./KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika