Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin për ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar një projektligj me vlerën rreth 40 miliardë dollarë për Ukrainën, e cila pritet të miratohet nga Senati, përpara se të shkojë te presidenti amerikan Biden, për t'u nënshkruar me ligj

Përfaqësuesit e Demokratëve

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët votoi të martën në mbrëmje, për të miratuar një projektligj rreth 40 miliardë dollarë për t’i ofruar ndihmë Ukrainës, ndërsa ajo vazhdon të përballet me sulmin brutal të Rusisë, raporton CNN.

Projektligji më pas do të duhet të miratohet nga Senati, përpara se të shkojë te presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden për t’u nënshkruar me ligj.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha më herët gjatë të martës së 10 majit, se pasi Dhoma e miratoi paketën, Senati “do të lëvizë me shpejtësi” për të miratuar masën dhe për ta dërguar në tryezën e Bidenit.

Ndihma për Ukrainën ka qenë një pikë e rrallë e ndritur e dypartizmit në Shtëpinë e Bardhë, me demokratët dhe republikanët, që mblidhen kryesisht rreth një thirrjeje, për të ndihmuar kombin, ndërsa përballet me sulmin rus.

Shtëpia e Bardhë

Ligjvënësit zbuluan tekstin e projektligjit më parë gjatë ditës, përpara votimit të Dhomës. Legjislacioni që miratoi Dhoma parashikon fonde për një listë të gjatë prioritetesh, duke përfshirë ndihmën ushtarake dhe humanitare.

Projektligji përfshin një rritje të fondit të autoritetit të tërheqjes presidenciale nga 5 miliardë dollarë, që administrata Biden ka kërkuar fillimisht, në 11 miliardë dollarë. Financimi i autoritetit të tërheqjes presidenciale lejon administratën të dërgojë pajisje ushtarake dhe armë nga stoqet e SHBA.

Kjo ka qenë një nga mënyrat kryesore se si administrata u ka ofruar ukrainasve pajisje ushtarake shpejt, gjatë 75 ditëve të fundit të konfliktit në Ukrainë.

Vlen të theksohet se më 13 prill, presidenti Biden ka dërguar një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika