“Dhoma e torturave në Pejë”, Krasniqi: Si gjimnazist u terrorizova nga UDB-ashët Ismajl Nallbani e Mehmet Haskiu

Nimon Krasniqi, ish i burgosuri politik, rrëfen torturat që përjetoi si gjimnazist nga pjesëtarët shqiptarë të UDBA-s jugosllave pas demonstratave të vitit 1981.

Ish i burgosuri politik dhe aktivisti i çështjes kombëtare, Nimon Krasniqi, ka rrëfyer historinë e tij të torturave që ka përjetuar si gjimnazist nga pjesëtarët shqiptarë të UDBA-së jugosllave.

Pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë, protestat kundër shtypjes sistematike të shqiptarëve u përhapën edhe në qytetin e Pejës.

Krasniqi rrëfen se pas pjesëmarrjes në këto demonstrata, filloi ndjekja nga UDBA jugosllave, duke përfshirë edhe disa nga mësuesit dhe drejtorin e gjimnazit “11 Maji” në Pejë, të cilët ishin në shërbim të kësaj organizate.

“Pas kësaj demonstratë filloi ndjekja e UDBA-së së atëhershme (se), kush është organizatori. Një ndër që isha ra në sy unë edhe u kthyem në gjimnaz. Dhe kur u kthyem, filloi ajo pjesa e arsimtarëve që me keqardhje ishin në shërbim të UDBA-së jugosllave. Sipas syve të mi, me vjen keq, unë mendoj që ka qenë një ndër ta edhe drejtori i gjimnazit ’11 Maji’ emrin Selim e kishte, mbiemrin nuk e di. Edhe ishin ajo pjesa e arsimtarëve që ne nuk e dinim kush janë ata. Ishin një pjesë e tyre që e mbanin nënshkrimi e Titos në setër gjatë ligjëratave, gjatë mësimit. Ne i kemi urryer ata arsimtarë. Kemi pasur dilema shumë në ta, pasi nuk e dinim se cilit tabor i takojnë”, ka thënë Krasniqi në “Debat Plus”.

Krasniqi kujton se si u mor nga klasa dhe u dërgua në zyrën e drejtorit ku ndodheshin edhe oficerë të UDBA-s. Drejtori atëbotë i gjimnazit të Pejës së bashku me arsimtarët e tjerë, e “kryqëzuan” Krasniqin për pjesëmarrjen në organizimet kundër Jugosllavisë.

Profesori i marksizmit, Imer Muhaxheri, u përpoq ta mbronte, por UDBA-shët shqiptarë kishin qëllime të qarta.

“Edhe më marrin mua prej klase edhe me çojnë në drejtori, te Selimi. Dhe kur hy aty kish udb-ashë në sallë, kish arsimtarë dhe u futa brenda. Më marrin mua atë ditë edhe Abedin Krasniqin, edhe ai fshatit tim. Edhe kur hy brenda tha drejtori i gjimnazit mu drejtua mua ‘ki me tregue shokët e tua kush janë, që keni organizu këtë rrugaçëri që po bëni rrugës’. Edhe i pashë dy fytyra që nuk janë të gjimnazit, dhe ma mori mendja që janë të UBD-së, një ndër ta që e kam njofto ka qenë Ismajl Nallbani edhe tha ‘ti djalë s’ki më vend këtu dhe tha vjen atje më mua ku ftohen kuajt’. Edhe e dita që është UDB, edhe fillova me fol që nuk di asgjë. Imer Muhaxheri ka qenë profesor i marksizmit vetëm shiqonte… Ismajl Nallbani tha që ky duhet me ardh atje ku ftohen kuajt. Drejtori Selimi tha ‘patjetër’, jo veç ky po edhe shokët e tij që sorollaten rrugëve’. Imer Muhaxheri nuk e harroj kurrë atë skenë e largoi setrën  tha ‘në qoftë se këtë nxënës ma qitni prej kësaj shkolle, s’jam më arsimtari i juaji’ i tha Selimit edhe udbashit. Edhe dul prej aty duke protestuar”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi u dërgua më pas në ndërtesën e sigurimit shtetëror jugosllav në Pejë, në dhomën 52, e njohur si dhoma e torturave, ku u torturua gjatë gjithë natës nga shqiptarët.

Ai rrëfen se si Mehmet Loci dhe Mehmet Haskiu e torturuan për të nxjerrë informacione.

“U mora në Pejë prej atyre të sigurimit dhe erdha këtu, ku e kanë ndërtesën mbi burg. Në katin e tretë, në 52, ka qenë me lëkurë të kuqe, atë ditë.. shef i asaj zyre Mehmet Loci, ai i ka drejtuar këto gjëra dhe ish do nxënësa që kishin marrë pjesë në rrugë, i shoh duke prit në korridor. Më erdhi keq prej disave se nuk kanë qenë pjesë, por i kanë marrë. Edhe kur hy brenda, vjen Mehmet Haskiu, edhe tha ‘edhe ti je i Vranocit’, i tha po, më tha ‘a e di çfarë emri ka Vranoci. Unë gjithmonë u mbrojsha se nuk di asgjë. Edhe më ka dalë nga mbrapa ma ka dhënë një të nxehtë për tokë më ka qit. Tha ‘më mirë me mbledh pasul në Vranoc sesa me ardh më u sjellë rrugë këtu’. Aty jam torturuar tërë natën e gjatë”, ka treguar ndër të tjera Krasniqi.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika