​Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Hanit të Elezit nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, përmes të cilit palët janë dakorduar që të krijojnë partneritet, me qëllim të shkëmbimit dhe të ofrimit të këshillave profesionale

Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, përmes të cilit palët janë dakorduar që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe të asistimit, promovimit e përkrahjes së komunitetit të biznesit.

“Thellimi i bashkëpunimit, ofrimi i këshillave profesionale nga sektorë të ndryshëm për bizneset anëtare në Dhomën e Tregtisë, këmbimi i informacioneve nga bazat e veta të të dhënave lidhur me aktivitetet e tyre dhe të bizneseve anëtare si dhe përgatitja e propozimeve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesor në Kosovë, përfshijnë disa prej pikave që përmban Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Komunën e Hani të Elezit”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, theksoi se DhTIK është e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha komunat, posaçërisht në iniciativa lokale, me qëllim që komuniteti i biznesit të përfitojë dhe barrierat në punën e tyre të minimizohen dhe të krijohet ambient më i përshtatshëm për të investuar në Kosovë.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka theksuar se angazhimi dhe gatishmëria e Komunës qëndron në nivel të lartë, për krijimin e një klime sa më të favorshme për komunitetin e biznesit.

Kryetari Ballazhi, po ashtu, potencoi faktin se sektori privat ka nevojë për më shumë përkrahje.

Në kuadër të këtij takimi, po ashtu, u theksuan edhe mundësitë e bashkëpunimit përmes projekteve të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika