Dhoma e Tregtisë përshëndet vendimin për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka përshëndetur vendimin e marrë në takimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për linjën e hekurudhore duke konsideruar që ky vendim do të ndikojë pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik në vend

Fotoilustrim, Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka përshëndetur vendimin e marrë në takimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes të cilit janë koordinuar për ndërtimin e projektit tregtar në Porto-Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Sipas njoftimit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron që ky vendim do të ndikojë pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik në vend, duke rritur shpejtësinë e qarkullimit dhe ul kostot e transportit dhe lëvizjes së qytetarëve.

Me fillimin e punës së Hekurudhës, Kosova do të bëhet qendër e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve në Ballkan.

“Megjithatë, konsiderojmë që hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht mund të kemi edhe vajtje edhe ardhje, sepse duke qenë dy drejtimëshe ofron shumë më shumë mundësi”, thuhet në njoftim.

Dhoma e Tregtisë konsideron se ndërtimi i hekurudhës me një linjë as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpjetësinë e dërgimit të mallrave dhe qarkullimit të qytetarëve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përkrah iniciativat të cilat rrisin bashkëpunimin kombëtar, si dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e të dyja shteteve.

Ndërkaq, të enjten e 21 korrikut, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për marrëveshjen e bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt-Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë në këtë seancë ka hyrë në rend dite me mocion procedural të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje(VV).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika