Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Osmani ka mbajtur fjalim për dhunën ku ka thënë se lajmi për vrasjen e një gruas në Prishtinë për të kishte qenë i kobshëm.
“Në mëngjesin e hershëm një burrë vrau një grua në mënyrën më makabre. Në këto qaste shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Osmani.
“Ne flasim shumë për vlera familjare, ne krenohemi me atë çfarë përfaqësojmë, por me keqardhje e them që nuk mund të flasim për vlera më kur dhuna bëhet përditshmëri. Dhuna në baza gjinore është kanceri i shoqërisë”, ka shtuar Osmani.
Më tej Osmani ka përfunduar duke thënë se nuk mund të ketë tolerancë për gjyqtarët e prokurorët e as për dhunuesit raporton KP, transmeton Portali Dukagjini.