Dhuna ndaj grave, OJQ-të mirëpresin ndryshimet e nisura nga Qeveria

Shoqatat që mbrojnë të drejtat e grave kanë mirëpritur iniciativën e Qeverisë për ndryshimin e Kodit Penal. Sipas tyre, sfidë mbetet çështja e zbatimit të tyre në praktikë

Foto ilustrim





Raste të shumta e shqetësuese të dhunës ndaj grave por edhe dhunës seksuale janë raportuar së fundmi në Kosovë.

Për këtë, Qeveria tha se po merr masa duke ndryshuar Kodin Penal, ndryshime që u miratuan në mbledhjen e kësaj të mërkure.

Nga shoqëria civile një gjë të tillë po e cilësojnë si lajm të mirë në mbrojtjen e të drejtave të grave.

“Ne si Inject duke marrë parasysh që në përditshmëri mirremi me rastet e dhunës në familje dhe rastet e dhunës ndaj grave, dhe duke marrë parasysh që në vitet e fundit kemi një ngritje të madhe të rasteve të dhunës seksuale e mirëpresim cdo përpjekje nga qeveria që kanë në focus të drejtat e grave dhe mbrotjen e viktimave dhe dënimin e kryerësve të dhunës seksuale”, ka thënë Edonë Selimi nga Organizata “Inject”.

Edonë Selimi, Organizata “Inject”

E zbatimin në praktikë të këtij propozimi po e presin edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

“Siç e dimë Qeveria e Kosovës tani ka edhe një strategji të cilën është zotuar se do ta zbatojë nga viti 2022-2026 një ndër objektivat strategjik është fuqizimi i legjislacionit në përputhje me Konventën e Stambollit, prandaj besojmë që do të zbatohet nga të gjitha institucionet dhe akterët përgjegjës, duke filluar nga policia, prokuroria dhe gjykata e cila luan rolin kyç dhe në fund shqipton dënimet për kryerësit e këtyre rasteve”, ka theksuar Viona Krasniqi nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Viona Krasniqi, Rrjeti i Grave të Kosovës

Sipas Krasniqit, vendime të tilla janë të vonshme por të domosdoshme.

Megjithëkëtë, këto organizata që kanë avokuar këto çështje në vazhdimësi, treguan se nuk kanë qenë të përfshira në draftin e ndryshimit të Kodit Penal.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika