Dhuna në familje, Kurti e Haxhiu me kritika për gjyqësorin e prokurorët

Kritikat për sistemin e drejtësisë për mostrajtim te duhur të rasteve të dhunës ne familje, kanë drejtuar krerët e shtetit. Në një tryezë diskutimi në Pejë ku u fol për rastet e dhunës në familje, Kurti e Haxhiu përmendën edhe veprimet e KGJK-së, e të KPK-së, si hakmarrje ndaj vendimit të qeverisë për ulje të pagave, e që thanë se duhet të vihen para përgjegjësisë





Vënie para përgjegjësisë, për gjyqtarët e prokurorët ka paralajmëruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Jo për neglizhim të rasteve të dhunës në familje, por për veprimet që kanë ndërmarr si shenjë hakmarrje ndaj vendimit te qeverisë për ulje te pagës.

Tek ka folur për dështimin institucional në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, Haxhiu tha se rritja e pagave për gjyqtarët e prokurorët, nuk ka ndikuar në rritjen e efikasistetit të punës në sistemin e drejtësisë.

“Edhe rastet që kemi pasur së fundmi gjithnjë kur ka ndodhë një rast kemi parë dështimin e hallkës ndaj atyre rasteve, dhe kemi parë që ka qenë prokuroria apo në anën tjetër gjykata me dënime të vogla, dënime minimale ndaj rasteve të tilla, dhe për më keq edhe mbrojtësit e viktimave që i kanë në zyrat e tyre, që janë në kuadër të prokurorit të shtetit, nuk i kanë lënë të vijnë në këtë takim, edhe pse ata janë shërbyes civil dhe pagat e tyre janë njësoj sikurse edhe të tuajat.Kjo është e pajustifikuar dhe për këtë duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në diskutimin me përfaqësuesit e strehimoreve e të qendrave për punë sociale që u mbajtë në Hotel Dukagjini në Pejë, ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.

“Njoftimi i z.Savioli për mua në takim se te Prokuroria për ndjekjen e krimeve të luftës, nuk ka hasur mirëkuptimin që ta takojnë, pra kanë refuzuar ta takojnë për shkaqe të panjohura siç tha ai, nuk i bënë nderë as prokurorëve aty, e as sistemin gjyqësor në tërësi, për më tepër as përpjekjeve që bëhen në emër të shtetit të Kosovës, nuk ka asnjë gjë që mund të e arsyetojë mosverpimin kur vjen puna deri te organet e drejtësië që paguhen për këtë punë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Pra mostrajtimi serioz dhe jo i duhur, duke mos marr përgjegjësinë institucionale të institucioneve të akterëve kyç, gratë kanë përfunduar të vrara nga bashkëshortët e tyre recidivist”, ka thënë ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.

Në këtë takim, u fol për punën e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe u tha se do të angazhohen që këto raste të trajtohen me prioritet, derisa nga shoqëria civile u kërkua bashkëpunim më shumë nga ana e ekzekutivit me organiztat që merren me të drejtat e grave.

Ministria e Drejtësisë ka nisur fushatën 16 ditore kundër dhunës në baza gjinore e dhunës në familje, duke synuar rritjen e raportimit të dhunës në familje.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika