Dhunim, vrasje të civilëve shqiptar, për çka akuzohet Muharrem Ibraj?

Dhunim seksual nën forcën e armës bashkë me dy persona të armatosur e të unifromuar, vrasje të një civili shqiptar në praninë e familjes në shtëpinë e tij në fshatin Osek Hylë të Gjakovës. Këto janë vetëm disa nga krimet për të cilat Muharrem Ibraj që jeton në Nish të Serbisë akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Muharrem Ibraj dyshohet se jeton në Nish të Serbisë, por nuk ka arritur t’i shmanget aktakuzës së Prokurorisë Speciale për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ish-dëshmitari që e mbështeti Slobodan Millosheviqin gjatë procesit të gjykimit për krime lufte, akuzohet se gjatë periudhës 1998-99 kreu shumë krime në fshatin e Osek Hylë të Gjakovës.

Megjithëkëtë, luftës në Kosovë, prokurori ka zgjedhur t’i referohet sipas normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke e cilësuar si konflikt jo ndërmjet dy shteteve a popujve.

“…gjatë një konflikti me karakter jondërkombëtar, të zhvilluar në mes të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave policore e ushtarake serbe ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe ka kryer, vrasje, dhunime, arrestime, keqtrajtime të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në luftë.”Aktakuzë ndaj Muharrem Ibrajt

Sipas aktakuzës së publikuar nga medium kallxo.com, Ibraj akuzohet se në fund të shkurtit 98, rreth orës 14:30 në fshatin e lindjes në Osek Hylë të Gjakovës, i armatosur me uniformë të Policisë së Serbisë bashkë me forcat serbe ka marrë pjesë direkt në vrasjen dhe keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.

“…i pandehuri Ibraj bashkë me forca të mëdha policore serbe kanë rrethuar shtëpinë e viktimës dhe pasi futen brenda në shtëpi i pandehuri Muharrem Ibraj i kërcënon dhe i fyen të pranishmit me fjalë të ndryshme dhe në ato momente e godet me shuplakë të dëmtuarin e parë dhe pasi ndërhyn viktima, i pandehuri urdhëron që të dalë nga dhoma dhe gjersa viktima ishte duke dalë jashtë i pandehuri në prezencë të familjarëve dhe të afërmve të viktimës, të cilët ishin prezent aty, shtie disa herë në drejtim të viktimës me një pushkë automatike, ku në ato momente i njëjti ndërron jetë si pasojë e plagëve vdekjeprurëse.”Aktakuzë ndaj Muharrem Ibrajt.

Burrat tjerë që ishin në shtëpi me pretekstin se ishin pjesëmarrës të UÇK-së u malltretuan e u rrahën deri në stacionin e policisë në Gjakovë.

Për 72 vjeçarin që jeton në Serbi dhe që akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, në aktakuzë thuhet se bashkë me dy policë ose ushtarë serbë me forcë e kanë detyruar një shqiptare që të marrëdhënie seksuale me ta, pa pëlqimin e saj.

Ndaj Muharrem Ibrajt, i cili edhe publikisht shprehet pro regjimit të Millosheviqit dhe krimeve në Kosovë, Prokuroria Speciale ka propozuar të mbahet gjykim në mungesë.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika