Dhunimi i 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi e Shkëlqim Kameri dalin para gjykatës

Pamje nga seanca e shqyrtimit

Është i akuzuar si i përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Mirëpo, Ekrem Rexhepi duket i qetë të premten, kur ndaj tij dhe Shkëlqim Kamerit nisi gjykimi.

Në seancën e parë, ata nuk janë deklaruar rreth fajësisë.

Për shkak se në këtë rast është e përfshirë një e mitur, gjyqtari Adnan Isufi e ka ndaluar xhirimin për mediat.

Këtë vendim, Isufi e mori pasi fillimisht dëgjoi prokuroren dhe mbrojtjen.

Prapa dyerve të mbyllura, gjyqtari Isufi ka vendosur që ta shtyjë seancën për një ditë tjetër, pasi i ka kërkuar Prokurores së Shtetit që t’i eliminoj disa paqartësi.

Në këtë rast, të akuzuar janë edhe tre persona të tjerë të mitur. Rasti ndaj tyre është veçuar.

Në aktakuzën e Prokurorisë theksohet se një pjesë e ngjarjes së rëndë ndodhi në një park në lagjen Arbëria në Prishtinë, përderisa ajo ishte dhunuar edhe në afërsi të shtëpisë saj.

Një rast të ngjashëm dhunimi, 11 vjeçarja e kishte përjetuar edhe në muajin qershor.

Të dyshuar në këtë rast janë gjashtë persona të tjerë.

Si shkak i këtij rasti, Samedin Mehmeti kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, përderisa nga puna ishin larguar edhe disa persona të tjerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika