Dhunimi i 11-vjeçares, protestë masive në Prishtinë

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, si dhe organizatt tjera të mbrojejss së grave, vjen si rrjedhojë e raportimeve të shpeshta të dhunimit seksual ndaj vajzave dhe grave, në veçanti, të rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë burra në Prishtinë

Pamje nga protesta, 31.08. 2022

Një ngjarje tragjike që ndodhi në vikend në Prishtinë, bëri që gjithë kjo masë njerëzish vendtakim të lënë në sheshin Zahir Pajaziti.

E përveç atyre që e kishin ndarë mendjen të jenë në protestë, organizatorët po u bënin thirrje të gjithë qytetarëve që po kalonin andej që të bashkoheshin këtij aktiviteti.

Prej fëmijë të vegjël në karroca e deri  tek të moshuarit ishin moshat që të mërkurën po ngrisnin zërin të për 11 vjeçaren që dyshohet se u dhunua seksualisht nga 5 persona.

5 burra 7 orë cika 11 vjet, nuk ka dështu nana ka dështu shteti, krejt vajzat e gratë ka një sprejë në ëantë ishin vetëm disa nga pankratat e thirrjet e protestuesëve që po kërkonin burgim të përjetshëm për dhunuesit.

E këtyre pankartave iu shtua edhe dicka tjetër, të printuara u ngritën në sytë e të gjithëve fotgrafitë e tashmë 5 të dyshuarve për rastin makabër.

Kahjen e morën nga rruga duke u hyrë në mes automjeteve.

Nën brohoritje dëgjohej edhe një fjali. Bllokojeni rrugën sic na e kanë bllokuar lirinë.

Destinacioni i parë qe Ministria e Drejtësisë, me dyer të mbyllura e me një kordon të policisë përpara u pritën protestueset.

Përmes tymit me ngjyrë, e ngjyrës së kuqe në dritaret e kësaj ministrie kërkonin drejtësi.

Tashmë rrugët ishin përshkuar nga mijëra persona e turma mori kahjen tek një tjetër institucion.

Aksioni i njejtë u zhvillua edhe tek Prokuroria e Shtetit.

E gjithë ngjarja po përcillej nga Policia e Kosovës që herë pas herë lëvizte pasi protesta nuk pati një agjendë.

Përmes sheshit Adem Jashari, protestuesit arritën tek destinacioni kryesor, Qeveria e Kosovës.

Fati i njejtë e priti edhe objektin e egzekutivit. Megjithkëtë në shkallët e qeverisë u lejua të mbahej fjalimi i përgatitur ku u shpalosën kërkesat, anipse rrethuar nga një kordon tjetër i policisë.

“Dënime meritore për abuzuesit dhe legalizimin edhe përdorimiin, po edhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje”, ka thënë Binaku.

Por frustrimi i masës shkoj në një tjetër nivel, sa aty pati edhe një thirrje tjetër.

Protestuesit i kanë kërkuar policisë që të ulen bashkë me ta, por kur këta të fundit nuk kanë pranuar, kritikat vërshuan në drejtim të tyre.

Të prekur e jashtë mase e të irrituar janë shprehur qytetarët që shumica prej tyre edhe vetë janë prindër.

“Mesazhi po shihet, qaty qata policë që kanë dalë qaty mashkujt, po shihet krejt, nuk po di ma cka me thanë, vec me ja nisë me kajt këtu”, ka shtuar një qytetare.

“Zoti i mallkoftë me gjykatë, me cka ka nëse nuk i ipet burg i përjetshëm, mjerë ai fëmijë për rininë e vetë që ja kanë humbur andrrat, ja kanë humbur shpresat, ka pritë me gëzim me shku në shkollë, shkolla po fillon ka prit me gëzim me shku me u bashku me shoqëri, sot i humbi rinia”, ka thënë një qytetare tjetër.

“Me marrë një litar të gjatë, prej komunës së vjetër deri te qeveria e me i lënë aty të gjallë, qoftë larg djali im nëse është, ashtu le tja bëjnë”, ka theksuar një qytetar.

Qëndrimi te qeveria ka vazhduar me orë të tëra anipse në një numër më të vogël.

Qeveri dil jep përgjegjësi e plot thirrje tjera janë dëgjuar ndërkohë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika