Dhunimi seksual i 10-vjeçares, nëna e saj dhe një person tjetër në paraburgim

Pas rrëfimit në Polici të një 10 vjeçare nga Gjakova se është dhunuar seksualisht në vende të ndryshme nga disa persona, janë dërguar për 30 ditë në paraburgim, nëna e saj dhe një person tjetër. V.H., nëna e viktimës 10 vjeçe dyshohet për keqtrajtim dhe braktisje të fëmijës, ndërkaq mashkulli me inicialet V.H, dyshohet për dhunim. Policia ende nuk ka arritur të identifikojë persona të tjerë që sipas 10 vjeçare e kanë dhunuar seksualisht

Një 10 vjeçare nga Gjakova ka treguar se në disa lokacione, persona të ndryshëm kanë abuzuar me të dhe e kanë dhunuar seksualisht.

Këtë rrëfim e mitura e ka treguar të premten para zyrtarëve policorë.

Për dhunimin seksual të së miturës po dyshohet se ka qenë dijeni edhe nëna e saj, e madje edhe mund të ketë pasur edhe ndikim.

E njëjta është arrestuar nga Policia e Kosovës.

V.H., nëna e 10 vjeçares nuk dihet saktësisht çfarë roli kishte në dhunimin e vajzës, por të paktën ajo dyshohet për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Në rrëfimin e 10 vjeçares thuhet se është dhunuar nga disa persona, por Policia ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj vetëm një të dyshuar.

Ky person dyshohet për dhunim.

Pas ndalimit për 48 orë, ndaj tyre Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar 30 ditë paraburgim.

Kërkesa e tyre është shqyrtuar këtë të diele nga Themelorja.

“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, thotë Lekë Muqaj, Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk janë dhënë detaje identifikuese të personave të përfshirë ose vendeve ku dyshohet se janë kryer dhunimet seksuale.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika