Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se është gjetur e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Prishtinë. Ajo ishte dhunuar nga i arrestuari i dyshuar.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore, pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj.