Di Bella: Parashikohet ulje e çmimeve, Kosova do të përfitojë gjallërim ekonomik

Udhëheqësi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gabriel Di Bella, ka thënë se rritja ekonomike këtë vit mund të jetë nga 2 deri në 3 për qind. Ndërkaq, për vitin e ardhshëm mund të shkojë deri në 4 për qind. Bazuar në rrethanat aktuale dhe njohuritë e deritanishme, parashihet që Kosova të ketë një gjallërim ekonomik

Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella





Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, ka thënë se bazuar në parashikimin e bazuar në njohuri dhe rrethanat aktuale, parashikohet që vitin e ardhshëm të ulen çmimet e mallrave, gjë nga e cila Kosova do të përfitonte.

Në një konferencë përkrah ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Di Bella ka thënë se nuk përbën një befasi fakti se lufta në Ukrainë ka ndikuar në gjendjen ekonomike të vendit.

“Gjëja e parë që do të doja të thoja është se nuk përbën një befasi për askënd që lufta në Ukrainë ka krijuar situata sfiduese për Evropën. Në këtë kontekst, Kosova nuk përbën përjashtim. Ajo që kemi parë është se si pasojë e luftës ka ndodhur një rritje çmimesh të ushqimeve dhe energjisë. Kosova është importuese dhe kjo ka bërë që të ketë inflacion më të lartë në ekonominë familjare”, ka deklaruar Di Bella, gjersa theksoi se në krahasim me vitin e kaluar, rritja ekonomike këtë vit ka rënë.

Ai ka potencuar se Kosova ka arritur në një ndër vendet e para për rritje të zhvillimit ekonomik përgjatë një viti. Di Bella ka thënë se inflacioni ka shkaktuar vështirësi edhe për qeverinë, gjë e cila ka shënuar ngadalësim tek aktiviteti ekonomik.

Krahas kësaj, Di Bella ka dhënë disa këshilla.

“Për sa i përket perspektivës, do të doja të thoja disa fjalë kujdesi. Japim parashikime dhe hamendësime të bazuara në njohuritë e deritanishme për atë që pritet të ndodhë. Në këtë mjedis të tanishëm është e vështirë të parashikohen shifra, parashikohet që ajo që do të ndodhë vitin e ardhëm do të jetë ulja e çmimeve të mallrave dhe Kosova do të përfitonte nga kjo me një ulje të inflacionit”, ka deklaruar Di Bella.

Ndërkaq, Di Bella ka theksuar se ndonëse situata është e një natyre sfiduese, me masat e Qeverisë së Kosovës është realizuar një performancë e mirë e të hyrave duke krijuar hapësirë për ndihmë nga qeveria.

Udhëheqësi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gabriel Di Bella, u shpreh se rritja ekonomike këtë vit mund të jetë nga 2 deri në 3 për qind. Ndërkaq, për vitin e ardhshëm mund të shkojë deri në 4 për qind.

 




Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika