Di Caprio reagon pas shpalljes së Lumit Vjosa si Park Kombëtar

Aktori holliwudian, Leonardo Di Caprio, ka reaguar në lidhje me shpalljen e Lumit Vjosa si Park Kombëtar. Ai ka thënë se "lumi Vjosa do të ecë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm"

Aktori i famshëm, Leonardo Di Caprio, që njihet edhe si aktivist, ka reaguar ndaj shpalljes së Lumit Vjosa si Park Kombëtar.

Ai ka thënë se “lumi Vjosa do të ecë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm”.

“Sot historia është bërë. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të ecë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për bisedën globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, ka shkruar Di Caprio.

Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë, është shpallur Park Kombëtar nga Qeveria e Shqipërisë më 14 Mars 2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika