Dialogu dhe takimet me emisarin e BE-së, kryefjala e Kosovës në Mynih

Nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, janë tri problemet të cilat kryeministri në detyrë Albin Kurti ia ka përmendur emisarit të ri të BE-së për dialogun në takimin e tyre të parë. Në konferencën e Sigurisë në Mynih me emisarin, Peter Sorensen është takuar edhe Presidentja Osmani e cila ka theksuar se në fund të këtij procesi pret njohje të ndërsjellë, mbrojtje të sovranitetit dhe kushtetutshmëri.

Konferenca tri ditore e Sigurisë në Mynih, ka mbledhur 50 udhëheqës shtetëror dhe rreth 150 ministra nga e gjithë bota.

Përfaqësuesit e Kosovës kanë përzgjedhur që ditën ta nisin me emisarin e ri të BE-së për dialogun, danezin Peter Sorensen.

Me emisarin Sorencen presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet në vend dhe pritjet për dialogun e Brukselit, ndërsa ia ka përcjellë mesazhin se pret që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës.

Biseda dhe përmbajtja e takimit me Kryeministrin në detyrë ka qenë më e gjatë. Pos për punën gjatë qeverisjes Kurti ka ritheksuar nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të saj.

Shkelja e mosrespektimi i marrëveshjes, refuzimi për ta nënshkruar dhe letra e ish-kryeministres Bërnabiq, e cila praktikisht thotë se Serbia është tërhequr nga marrëveshja, janë shqetësimet të cilat Kurti ia ka shprehur Sorensenit.

“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Andi Hoxhaj, profesor universitar në Britani vlerëson se Konferenca e Sigurisë së Mynihut edhe për Kosovën është e rëndësishme sepse do ta ketë rastin ta mësojë se cila do të jetë qasja e administratës Trump me Evropën dhe me vendet që kanë konflikte të pambyllura.

A do të jetë e njëjta politikë dhe mbështetje që SHBA kanë dhënë dhe kjo është me shumë rëndësi për Kosovën dhe për ta mësuar se cila do të jetë ajo qasje. Dhe qasjen që Qeveria e re e Kosovës që do të mandatohet së shpejti mund të ketë”, ka thënë Hoxhaj.

Një nga mësimet që mund të marrin qeveritarët në Mynih sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare është koordinimi me SHBA-në dhe përshtatja me planet e tyre.

“Duke se SHBA do të kenë një tërheqje për qasjen që ata kanë patur dhe do ia lejojnë më shumë Europës. Tani kjo mund të ketë një impakt si pozitiv dhe negativ. Negativi është se mund të vazhdojë ende dialogu dhe nuk ka për të marrë formë dhe kjo është diçka që Kosova mund ta mësojë, ose mund të shikojmë që BE ka për të rritur më shumë influencën e saj”, ka shtuar Hoxhaj.

Hoxha thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë Konferencën e Mynihut dhe pos njohjes së planeve amerikane ta ngris problemin e masave ndëshkuese nga BE, në mënyrë që të kërkoj që brenda këtij viti masat të hiqen dhe të shpëtohet edhe ekonomia e edhe të përmirësohet pozicioni në dialog.

Presidentja Osmani është takuar edhe me homologët nga Zvicra dhe Bosnje Hercegovina me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit, ndërsa me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutuan edhe për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika