Dialogu Kosovë-Serbi, intensitet e rreptësi nga ndërkombëtarët

I dërguari i BE-së Miroslav Lajcak, ka paralajmëruar takime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Paralajmërimet për takime, vijnë pas pritjeve që shtatori të sjellë intensitet të shtuar në dialogun Kosovë-Serbi, për çka njohësit e çështjeve poltike, presin që qasja e ndërkombëtareve në raport me dy shtetet, të jetë edhe më e rrept, me synim nxjerrjen e rezultateve

foto ilustrim

Është java e fundit e gushtit dhe shenjat e para për intensifikim të zhvillimeve për një temë të stërzgjatur, dialogun Kosovë-Serbi, tashmë kanë mbërritur.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak nuk ka pritur fillimin e shtatorit për ti hedhur hapat e parë në këtë drejtim.

Takimin e parë, ai e pati ditë më parë më të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, me të cilin tha se diskutuan për zhvillimet e fundit, ecurinë e  dialogut e po ashtu për pritshmërit nga takimet që do ti zhvillojnë.

Gjatë së hënës, u pa në një takim çasti me presidenten Vjosa Osmani, derisa bëri paralajmërimin edhe për takimin me Kryeministrin e Kosovës e Presidentin e Serbisë.

Njohësi i rrethanave politike Fidan Ukaj, shton se ketë herë ndërkombëtarët duket se nuk do të jenë tolerues ndaj palëve.

“Bashkësia ndërkombëtare do të jetë më e  rreptë ndaj palëve, një praktik se palët nuk do të tolerohen ne e kemi siç janë masat ndaj Kosovës,  po ashtu të njëjtat kanë paralajmëruar se janë aty edhe për Serbin në rast se do të duhet dhe duket se ndërkombëtarët do të jenë më rigoroz ndaj palëve këtë herë”, ka deklaruar Fidan Ukaj.

Se ketë sesion gjerat do të shkojnë më ndryshe në proces të dialogut, e parasheh edhe Arbër Fetahu nga GLPS, vetëm se sipas tij, ketë herë skenarët mund të ndryshojnë.

“Pres një lloj dinamike me karrot e më shkop, karrota është hapja e rrugës për implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe të Brukselit, hapja e rrugës për integrim evropiane në disa organizata ndërkombëtare, pastaj heqja e sanksioneve, ndërsa pjesa e shkopit është që të vazhdohet me sanksionsione dhe bllokada shtesë për Kosovën”, ka thënë ai.

Tutje, Fetahu shton se këtë here do të ketë dhe një afat për palët.

Komuniteti ndërkombëtar, është duke pritur hapat drejt shtensionimit të veriut të Kosovës, para se të nisë me lëvizjet e reja në drejtim të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika