Dialogu po “dergjet në shtratin e vdekjes”

Ish-ambasadori Sylë Ukshini vlerëson se fajtori kryesor i stagnimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është Bashkimi Evropian

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka thënë se dialogu me Serbinë është në status-quo dhe i njëjti, sipas tij, “dergjet në shtratin e vdekjes”.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Ukshini vlerëson se fajtori kryesor i stagnimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është Bashkimi Evropian.

Sipas tij, qasja e BE-së ndaj Kosovës ka qenë e pabalancuar.

Nuk do të duhej të mbaheshin zgjedhje sepse dialogu ka 4-5 vite që është në status-quo dhe në një mënyrë simbolike them se dergjet në shtratin e vdekjes, vegjeton në mënyrë artificiale, dhe Lajcak mund të lavdërohet e në fund e ka bërë një punë të madhe se e ka hapur një punë të madhe, kaq është bilanci i punës së tij, dialogu nuk ka ecur dhe mendoj që fajtori kryesor është BE-ja. Qasja që i ka bërë herë-herë Kosovës ka qenë jo e balancuar dhe asimetrike”, tha ai.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë Asociacionin.

“Duhet të merret të lexohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të shihet se çfarë ka thënë, sepse Kushtetuesja nuk e ka hedhur Asociacionin poshtë në disa nene, të korrektohen ato nene. Është një pikë e fortë në të cilën mund të ndërtohet statuti. Në pikën 3 të marrëveshjes së 19 prillit 2013, thuhet qartë: Asociacioni do të ketë strukturë…”, thotë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika