Dialogu strategjik në mes të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së jep rezultate

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, ka theksuar se pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Gabriel Escobar, Dialogu Strategjik po jep rezultatet fillestare në formën e granteve amerikane, që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, kulturën dhe mbrojtjen

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Gabriel Escobar





Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) të Maqedonisë së Veriut, Dialogu Strategjik në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara tashmë po jep rezultatet fillestare në formën e granteve amerikane, që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, kulturën dhe mbrojtjen.

“Ne jemi të përkushtuar që të përcaktojmë aktivitetet e ardhshme që dalin nga Dialogu Strategjik dhe synojnë forcimin e proceseve reformuese dhe garantimin e progresit dhe prosperitetit demokratik të vendit. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndër vite, me theks të veçantë në procesin tonë të integrimit evropian, si veçanërisht i rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm rajonal”, ka deklaruar Osmani.

“Ky zhvillim i bashkëpunimit është një tjetër konfirmim i aleancës shumëvjeçare dhe partneritetit të fortë strategjik mes dy vendeve”, ka shtuar ai.

Më tej, bëhet e ditur se në takimin në mes të dyja vendeve është folur edhe për mbështetjen për Ukrainën.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika