Diamant Salihu, gazetar nga Kosova në garë për çmim prestigjioz në Suedi

Diamant Salihu, gazetar në Suedi e me origjinë nga Kosova, por që ka emigruar me familje në vitet e 90-ta, është nominuar për çmimin prestigjioz, Wallenberg 2023. Në një intervistë për RTV Dukagjin Salihu ka rrëfyer për punën e jashtëzakonshme për krimin në Suedi, punë me të cilën ka arritur të futet në garë për çmimin prestigjioz. Pos punës në Suedi Diamant Salihu tregon se si gazetar nga Kosova ka raportuar edhe pas luftës si dhe në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Diamant Saliu është gazetar në Suedi por vendlindjen e ka në Gjakovë. Në vitet e 90-ta bashkë me familjen kishin emigruar për në shtetin skandinav.

Puna në fushën e gazetarisë mund t’i shpërblehet me një çmim prestigjioz.

Pas 6 viteve punë në Radio Televizionin e Suedisë e qindra raportimeve për botën e krimit, Diamant Salihu është në garë për të fituar Wallenberg 2023.

“Kemi shumë vrasje dhe shumë prej vrasjeve ndodhin brenda rinisë. Ka nga ata që janë 15 vjeçaar edhe kryejnë vrasje. Kjo është diçka që edhe ne në Suedi nuk e dijmë pse po ndodh, edhe shumë gazetarë prej USA ose Gjermani vijnë ktu me raportu se çka po ndodhë”, ka thënë Diamant Saliu, Gazetar në Suedi.

Pretendenti për të fituar çmimin që mbanë emrin e humanistit suedez Raoul Wallenberg i cili shpëtoi mijëra hebrenj,  tregon se me Kosovën gjithmonë ka qenë i lidhur.

“Ka qenë shumë kënaqësi atë kohë me qenë aty, si gazetar edhe me shkru historinë. Pastaj nuk kam qenë më aty, jam kanë në shumë vende të tjera por jo në Kosovë”.

Përpos për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, Salihu ka raportuar edhe pas përfundimit të luftës, dhe hyrjes së trupave të NATO-s, pjesë e së cilave ishin edhe ushtarët suedez.

Çmimi Wallenberg do të ndahet me 27 gusht 2023.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika