Digjen 8 vetura në Veternik

Një zjarr i madh është parë në Veternik të Prishtinës si pasojë e të cilit, janë djegur 8 vetura

Një zjarr i madh ka shpërthyer të hënën në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Portal D.

Në mesditën e së hënës, një zjarr ka shpërthyer në parkingun e një qendre tregtare në  Veternik. Sipas policisë, zjarrfikësit kanë lokalizuar shpejt zjarrin, por janë dëmtuar disa vetura.

“Më 9 maj 2022 rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve të cilat kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, kanë konfirmuar Policia e Kosovës për Portal D.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika