Digjen dy kamionë të shqiptarëve në veri, dëmtohet edhe një veturë

Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë.  Sipas policisë, zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe për djegur kamionët ishte përdorur lëndë djegëse

Dukej qartë që djegia tyre kishte ndodhur nga dora e njeriut.

Ndryshe nga herët e tjera, kur cak i sulmeve të tilla ishte prona e serbëve, të martën pas mesnate u dogjën dy kamionë që i takojnë një kompanie shqiptare që funksionon në Mitrovicën Veriore.

Dëmi që ata pësuan sipas kompanisë shkon në 25 mijë euro derisa u dogjën kamionët në pjesën e tyre të motorit.

Kamionët e djegur në mes kishin edhe një veturë me targa të Beogradit, e cila po ashtu u prek nga zjarri.

Por, menaxheri i kompanisë nuk ka ide për motivet e kësaj ngjarje.

“Prej orës një pas mesnate kemi qenë në kontakt, edhe fizikisht kemi qenë këtu, zjarrfikësit e kanë kryer punën e tyre, ata e kanë siguru perimetrin këtu shihet edhe një veturë këtu me nacionalitet serb, për motive ose arsye nuk po guxoj njëherë kurgjo me fol por jashta nacionalitetin apo jashta motiveve politike nuk e besoj që është”, ka deklaruar Gylsen Potoku, menaxher i kompanisë.

Ndonëse motivet nuk dihet, Policia ka kuptuar formën sesi ka ardhur te zjarrvënia.

Madje ata po thonë që është e qëllimshme.

“Patrulla policore ka hasur në flakë e cila ishte duke u ndez tek dy kamiona, në fakt tek motorret e tyre që ne konsiderojmë që është hudhur naftë ose benzin, zjarrëfiksat kanë ardh dhe i kanë shu kamionët mirëpo në ndërkohë deri sa ka pas flakë është dëmtu edhe vetura e tretë aty, persona të lënduar nuk ka por ne konsiderojmë që kemi të bëjë me zjarrëvenie”, ka deklaruar Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë në Veri.

Raste të tilla tashmë janë bërë të zakonshme në veri të Kosovës e asnjë rast nuk ka arritur të zbulohet nga organet e drejtësisë.

Vetëm në muajin qershor kishin ndodhë dy djegie të veturave në po të njëjtën formë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika