Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët të shtunën mbrëma në Rahovec dhe Zubin-Potok.
Policia ka njoftuar të dielën se shtëpia në rrugën “Malush Meriqi” në Rahovec është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura rreth orës 22:00, teksa flakët janë përhapur edhe te kulmi i një shtëpie tjetër në afërsi të saj.
Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Lidhur me rastin në Zubin-Potok, ankuesi ka njoftuar se një shtëpi është duke u djegur rreth orës 19:00.
Rrethanat se si ka ndodhur deri te incidenti nuk dihet, ndërsa zjarrfikësit edhe në këtë rast kanë arritur ta shuajnë atë.
Rasti është duke u hetuar.