Digjen dy vetura me targa serbe në veri

FOTO:KOSSEV

Dy vetura me targa serbe janë përfshirë nga zjarri sot në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se vetura e tipit Scoda është përfshirë komplet nga zjarri, zjarr ky i cili e ka kapluar edhe veturën tjetër të tipit Mercedes.

FOTO: KoSSev

Rasti ka ndodhurr rreth orës 02:25 teksa policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Elshani ka thënë se nuk ka të dyshuar për momentin, teksa rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.

“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02;25 ne rr. Kral Petri Veri Mitrovicë veturën e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyrë e zezë me targa serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftur prokurorin kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet ‘zjarrëvënie’, ka deklaruar Elshani.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika