Digjen dy vila, njëra në Leposaviq tjetra në Ferizaj

Foto ilustruese

Policia e Kosovës në raportin e përditshëm ka raportuar për djegien e dy vilave.

Njëri rast është në Leposaviq, ndërsa tjetri në Ferizaj.

Rasti i parë që ka ndodhur në Leposaviq është cilësuar si “zjarrvënie” dhe ka ndodhur rreth orës 15:02.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur vila e tij. Përveç, dëmeve materiale, nuk raportohet per te lenduar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Ndërsa në Ferizaj, rasti është cilësuar si “incident zjarri” dhe ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika