Digjen katër automjete në Prishtinë

Një zjarr ka përfshirë katër automjete në rrugën "Shaqir Igrishta" në lagjen Mat të Prishtinës

Illustrim

Tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në “Rrugën C” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti ka potencuar gjithashtu se hetuesit policor në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika