Pasditen e së premtes në këtë shtëpi të një familjeje të Ferizajt ndodhi kjo fatkeqësi.
Papritmas, dhoma ku gjendeshin nëna me vajzën e saj 3-vjeçare u përfshi nga flaka.
Por, fatmirësisht ato arritën t’u shpëtojnë flakëve pasi kërcyen në tokë nga kati i dytë i shtëpisë.
Detaje më të hollësishme për rastin dha Policia për rajonin e Ferizajt.
“Në shtëpi kanë qenë dy persona, nëna e moshës 48-vjeçare së bashku me fëmijën e saj rreth 3-vjeç, e cila ka arritur të kërcej së bashku, nga dritarja e katit të dytë në tokë dhe kanë pësuar lëndime trupore. Një autoambulancë fillimisht për ndihmë mjekësore i ka dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK, Prishtinë”- Policia e Kosovës, Ferizaj.
E shkaku i zjarrit akoma nuk po dihet.
Kështu të paktën po thonë nga brigada e zjarrfikësve të komunës së Ferizajt.
“Kanë lajmëruar policia që është duke u kall një objekt, intervenimi është bërë me kohë, në bazë të procesit, vetëm një dhomë është përfshirë, shkaqet nuk dihen akoma, mund të ndodhë të jetë faktor njeriu apo edhe energjia elektrike megjithatë është procesi, nga e hëna do të kuptohet”, ka thënë Danush Qosa – Brigada e Zjarrfikësve, Ferizaj.
Televizioni vizitoi Emergjencën e qytetit në Ferizaj, por stafi udhëheqës atje nuk dhanë detaje për lëndimet që familjarët kanë pësuar.
Në ndërkohë nga QKUK thanë se dy pacientet janë duke trajtuar, por janë jashtë rrezikut për jetë.