Digjet mali në Marec, afro 100 banorë pa rrymë qe tri ditë

Një zjarr që ka filluar në fshatin Marec të Prishtinës tash e katër ditë nuk po arrin të ndalet as nga banorët e as nga zjarrfikësit. Aty janë djegur edhe disa shtylla elektrike, që kanë lënë pa rrymë mbi gjysmën e fshatit

Janë afro 100 hektarë mal që tashmë janë djegur tërësisht në fshatin Marec të Prishtinës.

Ndërkaq, zjarri që ka filluar tash e 4 ditë nuk është shuar akoma.

“Vatrat e zjarrit janë duke vazhduar ende nëpër malet e fshatit Marec, megjithatë këtu nuk po shihet ndonjë ekip e zjarrfikësve duke tentuar të ndalin zjarrin, e ata që janë duke punuar janë vetëm banorët e fshatit që përshkak të largësisë ishte e pamundur t’i takojmë”.

Disa prej tyre që zjarri kaloi edhe pranë shtëpive të tyre janë ende duke u përballë me pasojat.

“Kjo e 4 ditë, ka fillu zjarri atje te reka që fillon, ka kalu ka na, ka ardhe edhe knej, edhe kemi me dal me disa kojshi e do kanë ardhe edhe prej Prishtine, po u kanë problem edhe prej frymës”, ka thënë Shemsi Canolli, Banor i fshatit Marec.

E përveç djegies së malit dhe ndotjes së ajrit nga tymi, këta banorë tash po përballen edhe me një problem shtesë, mungesën e energjisë elektrike.

Kjo pasi shtyllat elektrike janë djegur dhe rrëzuar duke shkaktuar kështu ndërprerjen e rrymës.

Sipas banorëve, 8 lagje me afro 100 banorë kanë mbetur pa rrymë.

“Na ka shkatërru komplet linjen e rrymës elektrike, qe tri ditë jemi edhe pa rrymë, po presim edhe KEDS-i, kanë qenë KEDS-i, edhe zjarrfikësit edhe policia po nuk kanë mujtë me ba diçka edhe shkaku i terrenit”, ka thënë Hysen Boroci, Banor i fshatit Marec.

Me KEDS-in, televizioni Dukagjini provoi gjatë ditës të kontaktoj, për të kuptuar se kur pritet të intervenohet për rikthimin e energjisë elektrike, por zyrtarë të kompanisë kanë qenë të paqasshëm.

Ndërkaq nga zjarrfikësit e Prishtinës thanë zjarri është larg shtëpive dhe derisa të ketë ndonjë rrezik për qytetarët nuk mund të intervenojnë.

“Ekipet kanë shkuar atje kanë qëndruar deri në ora 08:30 po zjarri është shumë larg edhe është i papërshkrueshëm edhe me këmbë e le më me automjete”, ka thënë Malë Gashi, Komandat i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Shkaku i zjarrit në këtë fshat, që gjendet 35 kilometra larg qytetit të Prishtinës, nuk dihet.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika