Digjet një fabrikë e përpunimit të dyshekëve në Prizren, dy të lënduar (VIDEO)

Është djegur një fabrikë e përpunimit të dyshekëve në Prizren, ku dy persona kanë pësuar lëndime të lehta

Foto nga vendi i ngjarjes





Një fabrikë e përpunimit të dyshekëve në Prizren është kapluar nga zjarri, si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se në orën 13:00 është raportuar për një zjarr në këtë fabrikë dhe se zjarri pastaj është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve.

“Zjarri është lokalizuar, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe dy persona janë lënduar, lëndimet janë të lehta”, ka thënë Bytyqi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ekzaminimet se nga ka ardhur zjarri pritet të bëhen në vazhdim.

“Hetimet në lidhje me zjarrin do të vazhdojnë, para se të bëhen ekzaminimet nuk mund të flasim”, ka shtuar ai.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika