Digjet një flamur i Kosovës në Zveçan

"Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin"

Flamuri i Kosovës në komunën e Zveçanit,27 maj 2023. (Foto nga arkivi)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë djegur një flamur të Kosovës në Zveçan.

Kjo u bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë, ku theksohet se rasti është hapur si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

“Zveçan 24.02.2024-15:35. Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.

Për këtë rasti ka dhënë detaje zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani,.

“Disa të rinj serbë gjatë ditës së djeshme e kanë djegur një flamur të Kosovës. Ata janë parë duke e djegur flamurin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, ka treguar Elshani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika