Digjet një qendër tregtare në Suharekë

Mëngjesin e sotëm një objekt në Suharekë është kapluar nga flakët.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se është raportuar për përfshirjen e qendrës tregtare nga zjarri të dielën rreth orës 6:17.  Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, policia dhe KEDS-i. 

Ai ka thënë se është arritur të eliminohet për momentin rreziku që zjarri të përhapet dhe se nuk ka të lënduar të raportuar. Dëmet materiale janë të mëdha, është thënë nga Policia. 

“Sot më datën 20.01.2025, rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dalë në vendngjarje.  Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetojë rastin si incident zjarri”, ka njoftuar Bytyqi

Por kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka shpërndarë në “Facebook” një video nga vendi i ngjarjes i cili ka potencuar se edhe objektet pranë janë të rrezikuara nga zjarri dhe “ekipet emergjente” janë duke lokalizuar zjarrin.


Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika