Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë angazhuar në vendngjarje për të shuar zjarrin që ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Vraniq të Suharekës.
Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka potencuar se nuk ka persona të lënduar.
Aktualisht, sipas tij, po kryhen procedurat për zbardhjen e shkaqeve që mund të kenë shkaktuar zjarri, ndërkohë që ekipet e emergjencës janë ende në terren duke punuar për shuarjen e flakëve.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.