Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Mitrovicë dhe është lënduar një person.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit.
Policia ka njoftuar se në përpjekje për ta fikur zjarrin një person ka pësuar lëndime, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur tërësisht një shtëpi gjersa një objekt përcjellës dhe një shtëpi tjetër janë dëmtuar pjesërisht.
“Rr. Ali Pasha Gucia, Mitrovicë Veri 07.10.2023 – 06:30. Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Në përpjekje për ta fikur zjarrin një person ka pësuar lëndime, ndërsa si pasoj e zjarrit një shtëpi është djegur tërësisht ndërsa një objekt përcjellës dhe një shtëpi tjetër janë dëmtuar pjesërisht”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.