Digjet një sipërfaqe prej 10 hektarësh në Suharekë

Ilustrim i zjarrit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një sipërfaqe prej 10 hektarëve është djegur në Suharekë.

Policia ka theksuar se zjarri ka shpërthyer për shkaqe të panjohura, ku janë djegur pemishte, vreshta dhe pjesë djerrine.

Zjarrfikësit kanë dalë vendin e ngjarjes, derisa rasti po i nënshtrohet procedurave hetimore.

“Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika