Digjet një veturë me targa serbe në Leposaviq

Në mëngjesin e së enjtes, një veturë me targa serbe është djegur në Leposaviq.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, drejtoria e policisë në veri.

Dëme materiale kanë pësuar edhe dy vetura të tjera që kanë qenë afër veturës që është djegur.

Në lidhje me rastin nuk është arrestuar ende ndonjë i dyshuar, teksa është iniciuar si “Zjarrvënie”.

“Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura Toyota e bardhë, me targa Serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës, së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes. Gjatë shqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si zjarrvënie, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika