Digjet objekti i ETC-së në Suharekë, dëmi arrin në 3 milionë euro

Rreth 3 milionë euro konsiderohet vlera e dëmit te shkaktuar nga zjarri që u përfshi mëngjesin e sotëm, objekti i ETC-së në Suharekë. Zjarrëfiksit në këtë komunë kerkuan ndihmën e komunave përreth per ta lokalizuar zjarrin

Zjarri i nisur nga depo në këtë qendër tregtare në Suharekë ka depertuar në pothuajse tërë objektin, 10 mijë metërsh katror.

Në atë kohë nuk ishte asnjë puntor, derisa i shpejtë ishte intervenimi i zkarrëfikësve.

“Ekipi menjëherë është alarmuar dhe ka intervenuar, me ardhjen e intervenimeve në vend të ngjarjes, është konstatuar se zjarri është në përmasa të mëdhaja dhe menjëherë, e kemi alarmuar dhe kemi kërkuar ndihmë, ashtu na kanë dal në ndihmë të gjitha komunat fqinje…Zjarri ka shpërthyer në depon e ETC-së, shkaqet janë të panjohura për ne”,ka deklaruar Vehbi Krasniqi – Komandanti i shërbimit të zjarrfikësve të Suharekës.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë Elkos, dëmi vlerësohet të jetë miliona euro, derisa kanë kërkuar ndihemën e institucioneve.

“Vlera e dëmit, për momentin nuk i kemi shifrat e sakta por mund të ju them një vlerë përafërsisht, që kalon 3 milionshin, përafërsisht 3 milionë. Stafit i punës me gjithë bashkëpuntorët që kemi pas kalon 80 puntorë”, ka deklaruar Arsim Selmonmusaj – Përfaqësues i kompanis ELKOS.

Për të përcjellë gjendjen nga afër ishin edhe zyrtë të komunës së Suharekës të cilët thanë se zjarri është lokalizuar pa shkaktuar dëme të tjera në objektë përreth.

“Ne aktualisht nuk kemi ndonjë informatë ose shkaktarin e zjarrit, por një gjë po dihet që zjarri është lokalizuar në tërësi nuk ka rrezik për shpërthim të ndonjë vatre të re të zjarrit ose ndonjë zgjerim të zjarrit, të gjitha bizneset që kufizohen me Elkos Group, nuk kanë nevojë për ndonjë panik”, ka deklaruar Enver Shabani – Drejtor i emergjencave Suharekë.

Pronari i kësaj kompanie, Ramiz Kelmendi I cili shkruajti në rrjetin social facebook tha se kjo ka ndodhur si shkak I papërgjegjësisë së vëzhgimit.

“Është për të ardhur keq papërgjegjësia, në tre rastet, e Monitorimit vizual qëndror me mbikqyrje 24 orë, 2 persona në vazhdimësi – (ku shifet qartë në Kamera, zanafilla dhe mundësia për intervenim”, ka deklaruar Ramiz Kelmendi, Pronar i ELKOS.

Kjo nuk është hera e parë që objektet e ETC përfshihen nga zjarri e për të cilat nuk dihen ende arsyet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika