Digjet vetura e kryetarit të Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq

Vetura e kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, është djegur të dielën e 28 janarit.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës.

“Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq. Në afërsi  të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën”, thuhet në komunikatë.

Në njoftimin e policisë theksohet se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin profesional dhe zbardhjen e rasteve të tilla të qëllimshme dhe vazhdon me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, si dhe sjelljen e kryesve të këtyre veprave kriminale para organeve të drejtësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika