KF Vëllaznimi ka bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve duke siguruar shërbimet e talentit, Mark Bushaj. Futbollisti ka qenë në Kombëtaren U21 të Shqipërisë si dhe në Ligën kroate të futbollit. Tashmë Bushaj ka bërë një hap të rëndësishëm duke u transferuar në Vëllaznimin e Gjakovës.
Bushaj, një anësor i shkëlqyeshëm me aftësi të shquara në kontrollin e topit, ka shkëlqyer me skuadrat ku është paraqitur. Tani, ai do të bartë fanellën e Vëllaznimit në sezonin 2023/24 dhe do të kontribuojë në përpjekjet e klubit për tu rikthyer në Superligë.
Mark Bushaj, me talentin dhe aftësitë e treguara pritet të jetë një shtytje e fortë për Vëllaznimin dhe të kontribuojë në arritjen e sukseseve të reja për klubin.
Transferimi i Mark Bushaj është bërë i mundur falë përpjekjeve të menaxherëve të klubit dhe synon të shërbejë si një investim i rëndësishëm për të forcuar skuadrën në ndeshjet e Ligës së Parë të futbollit.
Me ardhjen e Mark Bushaj në Vëllaznim, pritet të rritet konkurrenca brenda ekipit ndërsa tifozët e Vëllaznimit e kanë pritur me padurim ardhjen e talentit fantastik dhe janë të bindur se ai do të sjellë një frymë të re dhe energji pozitive në skuadër.
Mesfushori Bushaj, i lindur në Gjakovë, ka luajtur për Hajdukin e Splitit dhe NK Dugopolje, në rangun e dytë të futbollit kroat ndërsa së fundmi ishte pjesë e klubit zviceran, Windisch.