Dili për ndezjen e qirinjve në Prishtinë për viktimat në Beograd: Ngjarja më e turpshme në 20 vitet e fundit

Aktivisti politik Visar Dili ka deklaruar se ndezja e qirinjve në Prishtinë për viktimat e Beogradit është ngjarja më e turpshme që ka ndodhur që nga paslufta. Lidhur me temën e njëjtë, sociologu Bekim Selishta, është shprehur se nuk duhet harrohet historia

Visar Dili, aktivist politik

Visar Dili, aktivist politik, ka thënë se ndezja e qirinjve në Prishtinë për viktimat e tragjedisë në Beogradit është ngjarja më e turpshme që ka ndodhur që nga paslufta.

Dili tha se kjo ndodhi pas 5 Majit, që ndryshe njihet si Dita e Dëshmorëve.

“Nuk jom pro dhunës dhe vrasjes por, jam kundër kësaj që bëhet barazim i viktimave tona me atë se çfarë ndodh në Serbi. Nuk ka ndodh prej pasluftës që një shoqëri civile në Serbi të ndez qirinj për të vdekurit në Kosovë”, ka thënë Dili në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Dili tutje ka thënë se konteksti tek reagimi i tij qëndron se ai mendon që ka shumë njerëz në Serbi që dinë për krimet gjatë luftës në Kosovë por nuk flasin.

Ai ka shtuar se kur të tjerët nuk bëjnë diçka për ne pse ne të bëjmë diçka për ta.

“Nëse historia harrohet, ajo do të ripërsëritet dhe nuk jemi në kohën që të lejojmë ripërsëritjen e historisë”, ka shtuar Dili.

I ftuar në studio për të diskutuar për këtë temë ishte dhe sociologu Bekim Selishta.

Sociologu Bekim Selishta

Selishta: Nuk duhet të harrohet historia

Sociologu, Bekim Selishta për këtë ka thënë se reagimi i qytetarëve të vendit tonë ishte i hershëm sepse Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që kishte kryer gjatë luftës. Për këtë ka thënë se kjo është harresë kolektive.

“Kjo është harresë kolektive sepse një popull që harron historinë i përsëritet historia, duhet me pas parasysh, e neve shpesh na u ka përsërit…Edhe prapë Serbia nuk po e njeh asnjërën nga viktimat”, ka thënë Selishta në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Selishta tha se ndoshta do të duhej të solidarizoheshim me këtë ngjarje në Serbi, nëse politika atje do të ishte më e moderuar. Ai shtoi se janë e njëjta plejadë e politikanëve që kanë qenë qysh në kohërat e luftërave.

Sociologu ka shtuar se ne nuk duhet të harrojmë historinë.

“Ata (Serbia) kurrë nuk kanë kërkuar falje, tash ne sillemi si agresorë jo si viktimë, ne jemi viktimë, jo agresor”, ka theksuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika