Dimal Basha i “egër” me analistat: Po mërziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe

"Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe"

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kritikuar analistat në Kosovë, por duke mos cekur emra.

Sipas tij, shume analista “po mërziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe”.

Basha theksoi se këta analista nuk janë të kënaqur me zgjedhjet që po mbahen në veri të Kosovës, sikurse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe krimineli Milan Radoiçiq.

“Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe.

Plot deklarime se këto zgjedhje nuk janë legjitime dhe nuk i plotësojnë kushtet pa marrë pjesë edhe argatët e Vuçiqit.

Krejt shtetet ndërkombëtare janë deklaruar që i pranojmë rezultatet, por këta “tonët” nuk i pranojnë dhe nuk janë të kënaqur sikurse nuk është Vuçiqi me Radojçiçin.

Shyqyr po bien këso raste e po iu bien maskat!”, ka shkruar Bahsa në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika