Dimal Basha me një kërkesë të veçantë për shefin e Twitter, Elon Musk

Dimal Basha dhe Elon Musk (foto ilustrim)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kërkuar nga pronari i i ri Twitter, Elon Musk, që të aplikohet i njëjti standard sikur me reperin amerikan Kanye West, të cilit iu bllokua llogaria e tij në Twitter.

Këtij të fundit iu bllokua llogaria pasi që rrëfeu admirimin e tij për Hitlerin gjatë një intervistë me një drejtues të radios, që i përket ekstremit të djathtë.

E ajo çka kërkoi Basha nga Musk ishte që i njëjti standard të zbatohet edhe tek presidenti i Serbisë, Aleksandr Vuçiq, pasi vrasësin Sllobodan Milosheviq e quajti “udhëheqësi i madhe”.

“Nëse e keni ndaluar llogarinë e K West për deklaratën e tij për Hitlerin, zbatoni të njëjtin standard dhe ndaloni @avucic, i cili gjithashtu cilësoi një vrasës si Millosheviç si “udhëheqës i madh”. Mbi të gjitha këto, @avucic ka shërbyer edhe në kohën e Millosheviqit si Ministër i Propagandës!”, i është drejtuar Basha miliarderit amerikan, Elon Musk.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika