“Dimër i vështirë”, qytetarët mund të mbesin në terr

Efektet e marrëveshjes milionëshe të Kosovës me MCC-në për energjinë, nuk do të ndihmojnë në krizën e paralajmëruar energjetike gjatë këtij viti. Dimër të vështirë, e përballje të mundshme edhe me terrin po parasheh shoqëria civile

KEK-u

Kosova finalizoi një marrëveshje prej mbi 200 milionësh për energjinë, por efektet e saj do të vijnë më vonë, duke lënë pasiguri për dimrin e këtij viti.  Një prej faktorëve që do të ndikojë, janë edhe çmimet e importit të energjisë.

Shumat që do të arrijnë për një megavat në fund të këtij viti, sipas parashikimeve të Institutit për Politika Zhvillimore, janë rekorde.

“Sipas projeksioneve, çmimi për një megavat energji elektrike pritet të arrije shifrën rreth 1300 euro. Duke parë këtë situatë, Kosova do të ketë shumë të vështirë kalimin e kësaj krize energjetike dhe përballimin e çmimit të importit të energjisë. Dhe qytetarët këtë do të përballojnë më rritje të faturave dhe me terr”, ka deklarata Dardan Abazi, INDEP.

Dardan Abazi nga INDEP

Përballë paralajmërimeve për krizën, deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kërkuar që qeveria të marrë hapa paraprakisht, derisa përmend se nga marrëveshja me MCC-në, do të duhen edhe të paktën 3 vite që të shihen rezultate konkrete.

“Është një projekt shumë i vonuar, mirëpo ne e kemi përshëndetur. Mirëpo, rezultatet e para direkte i shohim në fund të vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025. Në planin afatshkurtër, nuk do të presim shumë nga ky Project, mirëpo duhet qeveria të përgatitët këtë vit shumë dhe vitin tjetër që të kalohet kjo periudhe”, ka theksuar Ferat  Shala, PDK.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Qeveria, respektivisht kryeministri Kurti, para udhëtimit për në SHBA tha se janë duke u bërë remonte në termocentralet Kosova A e Kosova B, për të rritur prodhimin vendor për të shmangur importin.

Ndërsa KEDS, u bëri thirrje qytetarëve që për dimër, të gjejnë forma alternative për ngrohje për të shmangur përdorimin e energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika