Dinari vazhdon të qarkullojë në veri

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sipas të cilit prej sot nxirret nga qarkullimi dinari serb, nuk ka penguar që qytetarët e veriut të Mitrovicës të paguajnë me dinarë

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sipas të cilit, prej sot nxirret nga qarkullimi dinari serb, nuk ka penguar që qytetarët e veriut të Mitrovicës të paguajnë me dinarë për gjërat që kanë blerë nëpër dyqane të ndryshme.

Milloradi, njëri nga qytetarët e rrallë nga veriu i Mitrovicës, i cili pranoi të flasë para kamerës, ka bërë të ditur për KosovaPress se është në dijeni për vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth ndalimit të dinarit, por që edhe sot ka blerë gjërat e nevojshme me dinarë.

Ai tha se do ta respektojë vendimin e qeverisë së Kosovës atëherë kur ta respektojnë të gjithë qytetarët e asaj pjese.

“Me dinarë kam paguar. Po kam dëgjuar për vendimin, por me dinarë tash për tash, si do të bëhet… Ku ta di, nëse të gjithë e respektojnë vendimin, normalisht do ta respektoj edhe unë”, ka thënë Milloradi.

Ndërkaq, edhe një pronar shqiptar i një dyqani në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, u shpreh se myshterinjtë sot kanë paguar me euro, por serbët më shumë me dinarë.

“Myshterinjtë blejnë me euro edhe me dinarë, por serbët më shumë e përdorin dinarin” theksoi ai.

Situatë e ngjashme rreth qarkullimit të dinarit po mbretëron sot edhe në komunat e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, të banuara me popullatë shumicë serbe.

Ndryshe, autoritetet e vendit thanë të mërkurën se nga 1 shkurti (sot) do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore mbi pagesat me para të gatshme në vend, por lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të serbëve, të cilët vazhdojnë ta përdorin dinarin.

Ata këtë periudhë kalimtare e quajtën tranzicion të lehtësuar, duke mos precizuar sesa kohë do të zgjasë kjo periudhë e tranzicionit./KP

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika