Dinjiteti i Qeverisë Kurti, përplasja Krasniqi-Hoxha

Frashëri nga radhët e PSD-së ngulte këmbë se ishte Hoxha një ndër ata që kishte besuar më së shumti në atë që do të arrinte Kurti dhe se i njëjti, i beson akoma atij. Nga ana tjetër, Hoxha ka thënë se me shtyerjen e parë të afatit për ndryshimin e targave Qeveria Kurti kishte treguar shenjë dinjiteti

“Qortimi amerikan” ishte tematika e edicionit të Debat Plus ndonëse dinjiteti i Qeverisë së Kosovës e kryesuar nga Kryeministri Albin Kurti ishte ajo që shkaktoi debatin në mes Frashër Krasniqi nga radhët e PSD-së dhe Dibran Hoxha, aktivist i shoqërisë civile.

Sipas Dibran Hoxha, Qeveria e Kosovës tregoi një shfaqje të dinjitetit dhe sovranitetit duke pranuar shtyerjen e afatit për implementimin e konvertimit të targave nga ambasadori Hovenier. Por se cili ishte reagimi i aleatëve pas shtyerjes së përsëritur, sipas Hoxhës, ishte Gjermania ajo që shpërndau përgjegjësitë.

“Deklaratat e ambasadorëve e kanalizojnë presionin. E patëm një reagim të Gjermanisë që i tha Serbisë të pozcionohet, ambasadori gjerman e shpërndau përgjegjësinë edhe tek Serbia, i tha asaj të pozicionohet”, ka deklaruar Hoxha.

Kjo ishte ajo që nxiti reagimin e Frashërit gjersa ngulte këmbë se ishte Gashi një ndër ata që kishte besuar më së shumti në atë që do të arrinte Kurti.

“As Albin Kurti nuk beson e ky beson se do arrihet njohja. Ky ka besu se Kurti kur të vjen në pushtet do të zgjidh krizën energjetike. I njëjti ka besuar se Kurti do ja zgjidhë problemet në arsim, hala i beson Kurtit”, ngulte këmbë Frashëri gjersa thekson se Qeveria Kurti ka treguar gjithçka përpos dinjitetit.

Krahas kësaj, Frashëri thotë Kurti ka ardhur në pushtet me të gjitha projektet që sipas tij, veçse ishin në process negociator. Sipas tij, Kurti donte që të ngriste imazhin e tij dhe të mbahej mend si politikani që nuk dëgjonte SHBA-të, shtynte vendimet dhe prapë e bënte të njëjtën gjë në fund.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën. Duke nisur nga një nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika