Diplomati grek Dendias vizitë në Shqipëri

Agjenda e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, përfshin takime me kryeministrin Edi Rama dhe homologen Olta Xhaçka

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, të hënën e 23 majit, do ta vizitojë Shqipërinë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme e Greqisë, ai do të takohet fillimisht me anëtarë të minoritetit grek në Himarë dhe më pas me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Agjenda e kreut të diplomacisë helene, përfshin edhe takime me kryeministrin Edi Rama dhe homologen Olta Xhaçka.

Xhaçka do të presë Dendias në orën 11:00, dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Bisedimet do të përqendrohen në çështje me interes rajonal dhe evropian, duke pasur në fokus marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat.

Po ashtu edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është pritur të premten e 20 majit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Michel: Shqipëria, partner shumë i besueshëm

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se negociatat me Tiranën duhet të hapen sa më parë.

Qysh në fillim, Charles ka vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë dhe bashkëngjitjen e saj në kauzën ndaj Ukrainës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika