Diplomatja amerikane, Pelosi vizitë në Kiev

Nancy Pelosi së bashku me disa përfaques të lartë të ShBA-ve, janë takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy gjatë një vizite në Kiev

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Nancy Pelosi, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Kiev.

Vizita e saj vjen vetëm një javë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vizituan Kievin dhe që premtuan “më shumë armë dhe përkrahje diplomatike” për Zelenskyy.

Pelosi, e dyta në radhën e presidencës pas zëvendëspresidentit, është liderja më e lartë amerikane që ka vizituar Ukrainën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, dhe kjo vizitë e saj shënon një shfaqje të madhe të mbështetjes së vazhdueshme për luftën e këtij vendi ndaj agresionit rus.

Nancy Pelosi, en visite surprise à Kiev, rencontre Zelensky (vidéo) - Le Soir

Kjo vizitë është bërë e ditur nga zyra e Presidentit, Volodymyr Zelenskyy.

Pamjet në postimin e tij në Twitter, tregojnë Pelosin në Kiev, me një delegacion të Kongresit, duke përfshirë përfaqësuesit Jason Crow, Jim McGovern dhe Adam Schiff.

 

“Shtetet e Bashkuara janë si model në mbështetjen e fortë të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Faleminderit, që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë”, thuhet në postimin e tij në Twitter.

Ndërsa Pelosi në videon e publikuar dëgjohet duke thënë: “Ne besojmë se po ju vizitojmë për t’ju falënderuar për luftën tuaj për liri.”

“Lufta juaj është një luftë për të gjithë. Obligimi ynë është që të jemi aty për ju derisa të përfundojë lufta”, ka shtuar Pelosi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe diplomatja amerikane, përmes një postimi në Twitter.

Ajo ka thënë se, “Delegacioni ynë i Kongresit pati nderin të takohej me Zelenskyy në Kiev, për të mbështetur guximin e tij, për të përgëzuar popullin ukrainas për mbrojtjen e jashtëzakonshme të demokracisë dhe për të thënë se ne jemi me ju derisa të triumfojë fitorja.”

Kjo vizitë nuk ishte paralajmëruar më parë.

Ndërsa, të dielën, shënon dita e 67-të që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë të SHBA-së për herë të parë në Kiev

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika