Diplomojnë pesë oficerë shtaborë të FSK-së në Shqipëri

Gjatë kësaj të shtune, është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, se janë shtuar pesë oficerë shtaborë të FSK-së, të cilēt kanë diplomuar në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë

Foto e postuar në llogarinë e ministrit Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë shtuar pesë oficerë shtaborë të FSK-së, të cilët kanë diplomuar në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë.

“Në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Shqipërisë, kanë diplomuar sot në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkah motrave e vëllezërve oficerë nga FA të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj.

Foto e postuar në llogarinë e ministrit Mehaj

Mehaj ka njoftuar se kursi përgatit oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake.

“Dy Ministritë dhe forcat tona, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë, jemi duke përgatitur kuadro profesioniste ushtarake sipas standardeve më të larta, për të qenë maksimalisht të ndërveprueshëm me forcat e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët e saj”, ka shtuar Mehaj.

Tutje, ministri Mehaj është shprehur se “Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika