“Dirigjenti i heshtur” u largua nga skena e madhe

I ngadalshëm, i ngathët në aspektin fizik, fanella dukej më e madhe se ai.

Një djalosh i quajtur Sergio bëri hapat e tij të parë në “Camp Nou” në vitin 2008.

Ndonëse në Barcelonë askohe luante Yaya Toure, një nga më të mirët në pozitën e tij, Pep Guardiola vendosi t’i besonte Sergio Busquets, i dalur në La Masia.

Kush do e dinte se ky ndërrim i Guardiolas, do e ndryshonte historinë e lojës së bukur.

Që nga atëherë, Busquets bëri revolucion në pozitën e mesfushorit defanziv, ku paraprakisht luanin futbollistë të fortë fizikisht, e me saktësi në pasime të gjata.

Dirigjenti i heshtur fitoi gjithçka në Kataluni, për 18 vite qëndrim.

Çdo trofe të mundshëm, plot 32.

Teksa, me kombëtaren Spanjolle e sundoi Evropën dhe botën.

Siç kishte thënë Del Bosque dikur “Nëse e shikoni lojën nuk e shihni Busquetsin, por nëse e shikoni Busquetsin ju e keni parë të gjithë lojën”.

Pak fjalë, shumë klas.

Me largimin e tij, tashmë asnjë futbollist i gjeneratës së Guardiolës që zotëroi në Evropë nuk e djeristë më fanellën e Barçës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika