Disa fëmijë në mesin e shtatë të plagosurve nga sulmet ruse në Odesa

Sulmet ruse me dronë në qytetin e portit në Detin e Zi, Odesa, kanë rezultuar në plagosjen e shtatë njerëzve, përfshirë dy fëmijë. Zjarri ka përfshirë disa ndërtesa, sipas autoriteteve lokale. Forcat ukrainase kanë shkatërruar 15 nga 16 dronët që sulmuan rajonet Odesa, Kiev, Mikolaiv dhe Çerkasi

Blloku i apartamenteve në Odesa, 4 mars 2024, CNN.

Së paku shtatë njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë në qytetin ukrainas të portit në Detin e Zi, Odesa, mëngjesin e së martës, njoftuan zyrtarët.

Zjarri i përfshiu disa ndërtesa gjatë sulmeve, sipas shefit të administratës rajonale, Oleh Kiper.

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 15 nga 16 dronët, me të cilët Rusia i sulmoi rajonet Odesa, Kiev, Mikolaiv dhe Çerkasi, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.

Të gjithë dronët që e kishin shënjestër Kievin u shkatërruan, tha Serhiy Popko, kryetar i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, duke shtuar se nuk ka viktima apo dëme në qytet.

Në javët e fundit, Rusia ka rritur në mënyrë dukshëm sulmet me dronë dhe raketa kundër infrastrukturës civile dhe posaçërisht asaj energjetike, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe numër të madh të viktimave civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Duket se vendet evropiane, të cilat zotërojnë kundërajrorë Patriotë, po ngurrojnë t’ia japin Ukrainës ndonjë prej tyre, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ukraina ka shumë nevojë për së paku shtatë Patriotë, për t’i frenuar sulmet ajrore ruse.

Të shtunën, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara e miratoi paketën e ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarësh.

Kritikët thanë se vonesat në miratimin e kësaj ndihme lejuan Rusinë që të marrë momentumin në luftime.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika