Disa shtëpi të vërshuara nga uji në Mitrovicë

Edhe të dielën, disa shtëpi në komunën e Mitrovicës vazhdojnë të jenë të vërshuara nga uji. Por, ka edhe të atilla që komuna i ka strehuar si pasojë e dëmëve që kanë pasur në shtëpitë e tyre

Shtëpitë e vërshuara nga uji në Mitrovicë (Foto: Sylejman Sylejmani)

Edhe të dielën e 22 janarit, disa shtëpi po vazhdojnë të jenë të mbushura me ujë, pas vërshimeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit.

Gazetari i terenit i RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani, ka vizituar disa nga këto shtëpi, duke sjellë pamje të shtëpive, të cilat shihet se janë ende të mbushura me ujë.

Pra, situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Ndërkaq, në shumicën e lagjeve, ekipit të terenit i kanë treguar se janë vizituar nga komuna.

Gjithashtu, ka edhe familje të cilat komuna i ka strehuar në hotele. Thuhet se janë strehuar familjet që kanë pasur gjendjen më të rëndë në shtëpi.

Por, një gjë e tillë nuk po thuhet në lagjen “Iliria”, te stadiumi “Adem Jashari”, pasi aty disa familje janë ankuar se nuk janë vizituar nga komuna e Mitrovicës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika